KLP miraton drejtuesit e përkohshëm të disa prokurorive

0
15

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur caktimin e përkohshëm në pozicionet e Drejtuesve të Prokurorive në disa qytete.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur caktimin e përkohshëm në pozicionet e Drejtuesve të Prokurorive, në Mat, Dibër, Kukës dhe Elbasan.

Konkretisht janë përcaktuar:

Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat;

Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër;

Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe

Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

KLP ka vendosur gjithashtu edhe caktimet e parakohshme në pozicionin e prokurorit, konkretisht:

Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;

Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën KPA do të dalë me një vendim ditën e nesërme.

Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN.