KLP miraton rregulloren e re për komunikimin me median

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren e re për komunikimin me median.

Rregullorja i kërcënon gazetarët me heqje të akreditimit “nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje”.

Por në rregullore, është e paqartë se kush do të bëjë vlerësimin profesional të gazetarëve apo të objektivitetit të raportimit të tyre, për të përcaktuar më pas masat që merren nga koordinatori për mediat apo anëtari i Këshillit i caktuar për mediat.

Në rregullore nuk bëhet me dije sesi do të përcaktohet nëse ka një shkelje të Kushtetutës nga gazetari, një interpretim që ligji ia njeh vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Njëlloj, nuk ka sqarim sesi do të gjendet shkelja e ligjit, që mund të vendoset vetëm me vendim të gjykatës, pas një procesi të rregullt gjyqësor.

Ekspertët shprehen se rregullorja e re e komunikimit e miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP cënon lirinë e medias dhe hapësirën e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur.

Zjarr Tv Ad