KLP njofton Ruçin: Ja renditja e kandidatëve për Kryeprokuror, asnjë nuk u ankua

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vënë në dijeni Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, se cila është renditja e fundit e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Shqipërisë. Në listë, Prokurori i Krimeve te Rënda, Olsian Çela eshte renditur i pari me 459 pike; pas tij Prokurorja e Përkohshme Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj.

KLP thekson se “me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Shkresa në vijim:

Lënda: Dërgohet vendim nr.236 datë 14.11.2019 i KLP “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Z. GRAMOZ RUÇI
KRYETAR
T I R A N Ë

I nderuar Z.Ruçi,
Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe t? nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

KRYETARI
GENT IBRAHIMI

Zjarr Tv Ad