KLP nuk pranon në mbledhje anëtarin e ri, duhet të presë 5 ditë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e zhvilluar sot miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve, një pjesë e të cilëve janë kandidatë për SPAK dhe do të kenë përparim në procesin e vetingut.

Ndërkohë që në këtë mbledhje u mor në shqyrtim edhe zgjedhja e anëtarit të ri të KLP, Vate Staka, i cili nuk u lejua të ishte i pranishëm në mbledhje.

KLP nënvizon se  “Sipas nenit 116 ligjit 115/2016, anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh”.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë propozuar gjithashtu emra për përcaktim të përkohshëm në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLP propozoi z. Sali Hasa për caktim të përkohshëm 3-mujor si drejtues në Sarandë. Ky propozim u miratua me 7 vota pro.

Komisioni për Zhvillim të Karrierës në KLP propozoi z. Ludovik Doda për caktim të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit në Durrës. Ky propozim u miratua me 10 vota pro.

Zjarr Tv Ad