KLSh letër Erion Velisë: Pezullo vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandon kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të pezullojë vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale” thuhet në letrën që KLSH I ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.

Ndër të tjera KLSh kërkon që të shmangen dëmtimet e pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen dhe nënvizon se do të ndjekë me vëmendje këtë cështje.

Dy ditë më parë presidenti Ilir Meta depozitoi në Gjykatën Kushtetuese  VKM e qeverisë e cila i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar. Kjo është një arsye e fortë ligjore, shprehej kreu i shtetit  që nuk mund të merret asnjë vendim pa u shprehur Kushtetuesja.

Zjarr Tv Ad