KLSH-se: Po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Midhjet që hidhen në treg për konsumim janë pa asnjë kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon rezultatet e auditimit të performancës së Ministrisë së Bujqësisë në Kuadër të Zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës” duke konstatuar dështimin e saj. Dhe ne keto rezultate thuhet hapur se konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll.

“Qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe çertifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll.” 

Vërejtje është dhe pë cilësinë e ujit ku rritet rasati i Koranit dhe Linit

Ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshë me ujë” thuhet në raportin e KLSH-së

Sipas KLSH-se masat e marra nga MBZHR në vitet 2016-2018 për menaxhimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme. Mos zbatimi i “Objektivave Specifikë Zhvillimorë” të Strategjisë Kombëtare të Peshkimit ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit me cilësi të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës. KLSH ka dhënë 43 rekomandime për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në kuadër të zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës”. Rekomandimet kryesore kanë konsistuar në plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës, riorganizimin e duhur strukturor të MBZHR-së në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Peshkimit, mbulimin me inspektim të të gjithë zinxhirit të aktivitetit të peshkimit dhe sigurimin e mjeteve logjistike në dispozicion të inspektorëve të peshkimit si dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të porteve të peshkimit dhe ekonomive të akuakulturës.

Zjarr Tv Ad