KLSH zbardh skemën se si qeveria bën tendera rrugësh pa pasur fonde; “Loja” me planin 1,000 lekë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në historinë e administrimit të financave publike shqiptare, procedurat e prokurimit kanë zënë vend si një vrimë e zezë e shpërdorimit dhe papërgjeshmërisë së përdorimit të fondeve publike.

Në vitin 2020, më shumë se 20 për qind e procedurave totale të prokurimit u vlerësuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si problematike.

KLSH, në raportin drejtuar Kuvendit për menaxhimin e sistemit buxhetor në vitin 2020, vuri në dukje se, korrupsioni në fushën e prokurimeve publike mbetet një nga problemet më serioze.

Përveç problematikës me zbatimin e ligjit të prokurimit dhe tenderime përtej fondit limit, por problematika më e madhe në sektorin e prokurimit publik lidhet me faktin se bëhen tenderë dhe prokurime .Keto nuk janë të parashikuara në buxhet në planet trevjeçare të investimeve të miratuara nga Parlamenti.

Rastet me flagrante janë tenderimet e rrugëve. P.sh. projekti “Ndërtim rruga Palasë – Dhërmi”, është detajuar në muajin tetor 2020 me vlerë të buxhetuar vetëm për vitin 2020 në shumën 440 milionë lekë, e cila në dhjetor 2020 është rishikuar me plan përfundimtar 1,000 lekë, sipas KLSH.

Zjarr Tv Ad