Klubi i Superligës pezullon trajnerin dhe 2 lojtarë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, klubi i Luftëtarit ka njoftuar pezullimin e trajnerit Juljan Ahmataj së bashku me zëvendësin e tij Neritan Novi.

Gjithashtu janë pezulluar për një afat 2 javor edhe futbollistët titullarë Albano Aleksi dhe braziliani Xhekson.

Ky vendim i drejtuesve erdhi për shkak të humbjes së thellë në takimin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës, ç’ka solli dhe eliminimin e bluzinjve nga ky kompeticion.

Në këto dy javë, skuadra  do të stërvitet dhe drejtohet nga trajneri i portierëve Jovan Mihajlovic.

 

Zjarr Tv Ad