Klubi italian nis revolucionin, e pëson dhe mbrojtësi i kombëtares

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Salernitana shpëtoi një sezon të tërë vetëm në 90 minutëshin e fundit, teksa ndaj Venezias siguroi qëndrimin në Seria B të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Një situatë që nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Salernitana, që po bëhen gati për një revolucion themelor. Numri 1 i klubit, që është njëkohësisht edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka në planet e tij plot 6 largime.

Në vazhdën e këtyre largimeve nuk kishte si të mbetej jashtë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Hysen Memolla. Minutat e pakta me fanellën e Salernitana, konkretisht 261 minuta në 4 takime e detyrojnë 26 vjeçarin që të shikojë përrreth për një tjetër skuadër.

Ish-mbrojtësi i Hajduk Split debutoi me kombëtaren shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 ndaj Spanjës. Ai luajti vetëm pjesën e parë ndaj Iberikëve, por nuk mundi të lë gjurmë.

 

Zjarr Tv Ad