Koalicion për bashkëqeverisje/ Takohen zyrtarët e LDK-së e VV-së

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar në Prishtinë.

Në takim nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga LVV-ja janë Besnik Bislimi, Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca.

Ky është takimi i radhës mes zyrtarëve të dy partive me synimin për të harmonizuar qëndrimet e tyre programore për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për çështje ekonomike, ndërsa kreu i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt pritet një takim edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Zjarr Tv Ad