Koalicionet nuk preken, Paloka: PD pjesë e këshillit, nuk lejojmë prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demorkatike, do të rikthehet në shill Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore. Nëkryetari demorkat Edi Paloka, tha se opozita jashtëparlmentare mund të japë konsensus për hapjen e pjesshme të listave, por kurrë nuk do të prano heqjen e kolaicioneve.

Këshilli Politik, pritet të riaktivizohet gjatë muajit shtator, ndërsa opozita jashtëparlmentare do të jetë prezente për t’i kujtuar socialsitëve se marrëveshja e 5 qershorit duhet të qëndrojë e paprekur.

Nëkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrësesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.

PalokaNë marrëveshjen e 5 qershorit është më se e qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është pridhur marrëveshja.

Paloka, tha se PD është e hapur të shkojë edhe tek propozimi  i socialistëve për hapje të pjeshsme të listave.

Paloka: Kemi propozuar hapjen 100 përqind megjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje.

Ndërkohe në selinë blu vazhdon procesi i filtirmit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkishë.

Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve poltikë në qarqe.

Paloka: Është një proces që mbyllet brenda mesit të shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër të fillimit të fushatës zgjedhore.

Nëkryetari demorkat është i sigurt në rezultat pozitiv në zgjehdjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se PS nuk shkeputet dot nga abuzuesit.

Zjarr Tv Ad