Koalicioni, nesër pritet takimi Kurti-Mustafa

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndarja e posteve ministrore dhe çështja e emërimit të presidentit të ardhshëm të Kosovës janë temat kryesore për të cilën do të diskutojnë të premten kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti me kreun e LDK-së Isa Mustafa në takimin e tyre për një bashkëqeverisje të ardhshme.

Ne do të diskutojmë me kryetarin e LDK-së për këto çështje, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta. E ato janë të kryeministrit, ministrive, kryeparlamentarit, zëvendësministrave dhe unë besoj që kjo është detyra më urgjente që kemi. Meqenëse se shpesh gjërat nuk përfundojnë më një takim, është mirë që sa më parë t’i diskutojmë këto punë. Sepse në çastin kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve atëherë presidenti i vendit ka 30 ditë për të thirrur seancën.”

I pyetur për deklaratat e zyrtarëve te LDK se ndarja e ministrive nuk mund të jetë e barabartë, Kurti tha se kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor dhe ka vetëm një parti fituese.

Kandidati për Kryeministër që ka fituar zgjedhjet me këtë njoftim për takimin me Isa Mustafën ka hedhur poshtë mundësine e një koalicioni të mundshem me Listën Serbe.

Zjarr Tv Ad