Koalicioni opozitar, Mediu: Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pari që ka nënshkruar kolicionin opozitar ka qenë kryetari i PR, Fatmir Mediu i shoqëruar nga anëtarë të partisë së tij. Në fjalën e tij pas nënshkrimit të koalicionit, Mediu tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

” Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë. Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral.

Kemi institucionalizimine opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”, tha Mediu.

Ndërsa kreu i PPA, Agron Duka, pas nënëshkrimit deklaroi se nuk hyjmë në zgjedhje farse, ndërsa tha se janë të vendosur në rrugën e zgjedhjeve të lira.

“Morëm angazhim që ne nuk hyjmë në zgjedhjet farëse. Jemi të vendosur në rrugën e zgjedhjeve të ndershme dhe asnjë nuk do çedojë në këtë gjë të rëndësishme siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Probleme të tjera në detaje diskutuam edhe problemet e bujqësisë, ku ne morëm angazhimin që në këtë koalicion të jemi këmbëngulës për të plotësuar nevojat që kanë fermerët”, tha Duka

 

 

Zjarr Tv Ad