Koço Kokëdhima: KÇK-ja rrezikon të bëhet shteti paralel

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia ‘Zgjidhja’ deklaron se “KÇK-ja rrezikon të bëhet shteti paralel ku ligjin do ta bëjë Rama përmes policisë sekrete, duke vendosur rregjimin policor mbi organet e drejtësisë dhe duke minuar Reformën në Drejtësi të mbështetur nga miqtë e Shqipërisë.”

Në një reagim kreu i kësaj partie, Koço Kokëdhima deklaron se Rama do ta përdorë policinë e tij jo kundër ekspionentëve të krimit, por kundër zërave të shumtë opozitarë

“Pas spektaklit me aksionet televizive të OFL-së, qeveria ka çuar në kuvend një projektligj, që e shndërron Policinë e Shtetit në një institucion me kompetenca të mëdha antiligjore, duke shmangur prokurorinë. Neni 131 i ligjit të Policisë së Shtetit parashikon që policia për zbulimin e një vepre penale apo veprimtarie kriminale duhet të marrë autorizimin e prokurorisë për të përgjuar ambientet, bisedat telefonike apo pajisjet për fotografim, regjistrim audio apo video. Por qeveria synon t’ia japë këtë të fuqi antiligjore automatikisht policisë, pa patur nevojën e një autorizimi nga ana e prokurorisë. Për më tepër policisë do t’i jepet e drejta të bëjë mbikqyrje të fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive që konsiderohen kriminale dhe Agjencia e Administrimit të Pronave të sekuestruara dhe Konfiskuara, i hiqet Ministrisë së Financave për t’i kaluar nën varësi të Ministrisë së Brendshme. Ashtu si edhe Berisha më parë, Rama do ta përdorë policinë e tij jo kundër ekspionentëve të krimit, por kundër zërave të shumtë opozitarë dhe kritikë me qeverisjen e korruptuar dhe të paaftë.”

Zjarr Tv Ad