Koço Kokëdhima: T’i japim fund oligopolit PS-PD-LSI

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ komenton nismën e aleatëve të PD-së për krijimin e grupimit politik

Disa partia aleate afër PD-së hodhën idenë e krjimit të një grupimi politik, si një sigël e vetme brenda koalicionit me PD-në. Qëllimi është për të maksimalizuar votën përballë tri partive, PS, PD dhe LSI. Këto parti shpresojnë që me këtë mënyrë shmanget edhe kalimi i votave të tyre te partitë e mëdha, konkretisht te PD-ja. I mirëkuptoj përpjekjet e vazhdueshme të partive aleate të PD-së për të ruajtur votat e elektoratit të tyre dhe identitetin politik, por më duket një lëvizje e dëshpëruar dhe pa rezultat, që t’i kërkosh SHQUP-it apo Rilindjes që të bëjnë lëshime të tilla, sepse në thelb ato detyrohen të lëshojnë disa mijëra vota të pamerituara që marrin nga diktati që kanë mbi zgjedhjet. Disa  prej këtyre partive kanë qenë pjesëmarrëse dhe nënshkruese të rezolutave të dala nga tryezat me përfaqësuesit e partive politike që kërkojnë zgjedhje të barabarta dhe të lira, që organizoi ‘Zgjidhja’. Prej dy vitesh kemi rënë dakord se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk arrin të bëjë zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme dhe PS e PD janë në bashkëpunim për të mbajtur peng zgjedhjet. Mund të bëjmë lloj-lloj skemash parazgjedhore, por asgjë nuk do të ketë vlerë nëse nuk shembim oligopolin PS-PD-LSI mbi zgjedhjet. Është produkti i tyre që në Shqipëri zgjedhjet vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisionerët dhe numëruesit e tyre dhe nga kriminelët e lidhur me to.

Ndaj ‘Zgjidhja’ ka bërë thirrje që të mos lejohen makinacionet e partive të vjetra në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të mos prekur Kodin aktual Zgjedhor, që kanë për qëllim të pengojnë reformimin e qenësishëm të zgjedhjeve. Zgjedhjet e ardhshme në vend duhet të bëhen domosdoshmërisht me ligjin dhe kodin e ri zgjedhor, jo me retushimin e tyre dhe me vendosjen përfundimtare të standardeve demokratike në procesin zgjedhor; partitë e vjetra politike duhet të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor duhet ta drejtojë një administratë zgjedhore shtetërore, e pavarur dhe jopartiake si në të gjitha vendet demokratike në rajon dhe më gjerë; të drejtat e çdo partie duhet të jenë të barabarta në raport me administratën dhe në procesin zgjedhor; kodi i ri elektoral duhet të garantojë realisht e plotësisht përmbushjen e të drejtës kushtetuese të çdo qytetari shqiptar për të zgjedhur e për t’u zgjedhur lirisht; reforma zgjedhore duhet të realizohet me transparencë përmes një procesi të hapur e gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues e në dëm të partive të reja; kodi zgjedhor duhet të garantojë jo vetëm lirinë e konkurencës dhe të përfaqësimit të qytetarëve, individëve dhe partive e grupimeve politike, por edhe përfaqësimin e drejtë me mandate në kuvend e në këshillat bashkiake të votës propocionale të popullit.

A e mundëson këtë reforma zgjedhore që duan të mbyllin brenda 15 marsit partitë e vjetra? Ta harrojmë. A e pengon këtë përpjekja e partive aleate të PD-së me idenë e grupimit politik brenda koalicionit? Absolutisht jo.

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë në një mendje që ta ruajnë të pathyeshëm oligopolin e zgjedhjeve, nuk duan as Kod Zgjedhor që garanton zgjedhje të lira dhe të barabarta, as barazi për të gjithë operatorët politikë, as lista të hapura dhe as mundësi që çdokush të zgjedhë dhe të zgjidhet. Ndaj, i ftoj drejtuesit e partive të vogla afër PD-së, që të vijojmë betejën tonë për çlirimin e zgjedhjeve nga partitë e vjetra dhe të mos e shesim këtë kauzë për një vend të sigurtë në listën e deputetëve që emërojnë Rama dhe Basha.

Zjarr Tv Ad