Kodheli kujton ditën që përcolli Tanushin në Letoni

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka kujtuar majorin Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, pas katër ditësh në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine.

Kodheli ka publikuar në facebook një foto të shkrepur me 14 qershor 2017 nga ceremonia  e përcjelljes së kontigjentit të parë të EOD (Explosive Ordnance Disposal), në misionin operacional të NATO-s në kuadër të prezencës së përforcuar në Letoni, i cili ishte dhe misioni i parë për majorin.

“Do të mbetesh i paharruar në zemrën dhe mendjen time!”

Në fati do të ishte me të, Major Tanushi do të  ishte në mbyllje të misionit të dytë në Letoni dhe pritej të kthehej në qershor.

Ai u nis drejt Letonisë më 20.12.2018, me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

 

Zjarr Tv Ad