Kodi/Balla: I bindur, bashkëkryetari opozitës në Presidencë do e kthejë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla listoi nga foltorja e parlamentit aryset pse sipas tij janë të rëndësishme, ndryshimet që pritet të miratohen sot në seancë plenare.

“Dënimin e cdo veprimi dhune, dhe parandalimin e dhunës në shoqëri kemi propozuar ashpërsimin e dënimeve ndaj dhunës, ndaj mjekut, polici, funksionarëve publikë, apo edhe ndaj të zgjedhurve, sikundër ka qenë rasti ndaj Kolegut Gjoni, apo edhe ndaj një kolegu të partisë së ballit kombëtar. Këto janë vepra që kushdo duhet të mbajë përgjegjësi penale. Kemi nevojë për ndryshime në kod, sa i përket të drejtës së autorit, së dyti për ashpërsimin që lidhen me lojërat e fatit, ky kuvend ka bërë një ndër gjërat më të mira në 28 vite, bllokimin e tyre që ishin bërë një mallkim për cdo lagje për cdo bllok pallati,ku burri dilte për të blerë bukë e paratë i linte në skedine.  Kjo betejë nuk është fituar ende si duhet se paligjshmëria duhet dënuar më ashpër se sa e sanksionon kodi penal. Së treti, ndryshimet në lidhje me qetësinë publike, janë pasojë e kërkesave të qytetarëve.” -u shpreh Balla.

“Sot po e bëjmë Lulzim për të garantuar që djali im e vajza jote të jenë më të sigurtë në atë cfarë blejnë. Në shoqëri demokratike dhuna nuk tolerohet, dhe ky duhet të jetë qëndrim i palëkundur i këtij parlamenti. Përballë protestave të dhunshme që u regjistruan nga 16 shkurti dhe ne i kemi bërë të qartë që opozita ka të drejtë të protestojë, por me ndryshimet në kod, sa herë të vandalizohen institucionet, të shkatërrohet prona private, ka patur e do ketë pasojë individuale ligjore me gjithë dhunuesit.” –u shpreh Balla, ndërsa shprehu bindjen e tij se presidenti i republikës, të cilën edhe një herë e quajti bashkëkryetar të opozitës në presidencë, do e kthejë për rishqyrtim në Kuvend.

“Nuk kam dyshim se Meta do na i kthejë për t’i votuar edhe një herë në shtator, si një prej bashkëkryetarëve të opozitës në Presidence, kur ktheu edhe ligjin që kujdeset për cdo lloj halli të shqiptarëve jashtë vendit, nuk kam asnjë dyshim se Ilir Meta nuk ka më vesh e sy se cfarë duan shqiptarët, ka vetëm sy e vesh për hallet e Lulit e Monikës.

Ilir Meta edhe po i kthen këto ndryshime, aq na bën, se me të nisur shtatori këtu do jemi do e votojmë. Aq më të rënda do jenë këto masa ndaj dhunës ndaj cdo mjeku e polici. Dënon nga gjoba deri 3 vjet burgim goditjen për shkak të dëtyres. Kemi parë plot halabakë që dikur kanë mbajtur edhe mandat që i ngërdhesheshin me pa të drejtë policit në detyrë. “ u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad