Kodi i ri Zgjedhor nuk miratohet/Ja arsyeja

0
3

Kodi i Ri zgjedhor nuk do të miratohet seancën e kësaj të enjteje në Kuvend.

Komisioni i Ligjeve ka vendosur të shkrijë në një projekt, propozimin e opozitës parlamentare dhe atë të PS për ndryshimin e kodit zgjedhor. Ato do të diskutohen nen për nen ditën e martë nga Komisioni i Ligjeve.

Në mbledhjen e parë të Komisionit të ligjeve, pakica e re në Kuvend akuzoi se mazhoranca po mbyll listat e kandidatëve për deputetë duke e cilësuar një vendim antikushtetues.

Madje nuk munguan as deklaratat për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kodit zgjedhor nëse votohet në mënyrë të njëanshme.