“Kohërat kanë ndryshuar”- Financimi rus i PD, Berisha: Si në filmat e mafies, Rama bënte gjithçka për të marrë peng opozitën

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Shijaku në lidhje me publikimin e një raporti amerikan që thotë se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017.

Berisha u shpreh se Rama nuk bëri asnjë përpjekje për të hetuar këtë skandal pasi ai synonte kapjen e opozitës në mënyrë që të zgjaste qëndrimin e tij në pushtet.

“Ju lexuat sot se në çfarë labirinte ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafies. Ai bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë por si të kapte peng opozitën. Me një opozitë të marrë peng ai vazhdonte pafundësisht.

Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht armik, hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj edhe është mision i madh për ju”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad