Kokaina në Durrës, flet pronari i kompanisë së bananeve: S’kam lidhje me drogën

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve, në kontejnerin e të cilës u gjetën 613 kg kokainë, ka folur ekskluzivisht për herë të parë në një lidhje telefonike për News24. Ai mohoi akuzat dhe tha se është nisur për në Shqipëri dhe do të japë versionin e tij në Prokurori. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes modest që furnizohet në shumë vende. Ai tha se nuk ka lidhje me kokainën. “Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Desha të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri do shkoj në prokurori. Që nga viti 2012 jam regjistruar pranë QKR Tiranë, kompania ime shumë modeste që sot u bë shumë e njohur. Kompania merr mallra kudo. Arbër Çekaj nuk ka lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera”, deklaroi Çekaj. Ai tha se konteinerët nuk kanë lidhje me kompaninë që ai menaxhon, dhe pretendon se është firmë serioze në treg. “Nëse do futeshin në burg të gjithë pronarët e kompanive sa herë është kapur drogë në kontenier, s’do kishim asnjë frut për të shitur as në Shqipëri as në Evropë. Kam kontratë për 4 kontenierë në javë me një nga firmat më serioze në Kolumbi, unë porosis 1500 arka banane. Kontenierët s’kanë lidhje me firmën Arbri-Garden”, deklaroi ai. Po ashtu Çekaj mohoi se për rastin në fjalë ka pasur arrestime në kushtet e flagrancës. “Asnjë person s’është kapur në flagrancë, thjesht kanë pritur gjithë ditën të vinin kontenierët, Donaldo është thjesht në mungesën time ka shkuar aty me kolegun e tij dhe e gjitha kjo s’ka asnjë gjë të paligjshme nga ana jonë, unë s’kam as kamionin tim”, tha ai. Çekaj është shpallur në kërkim nga policia ditën e djeshme pas kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, si pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Zjarr Tv Ad