Gjykata e Posacme e Apelit ka lënë në burg Bajron Gumenin administratorin e kompanisë së bananeve “Alba Exotic Fruit”, i cili u arrestua pas kapjes së një sasie kokaine në konteinerin e ardhur në Durrës për llogari të tij.
Bëhet me dije se avokati i Gumenit, Baftjar Rusi ka kërkuar shftytëzimin e masës. Ai është shprehur se do ta çojë çështjen në Prokurorinë e Durrësit.
Kujtojmë që veç Bajron Gumenit, administrator i firmës dhe njëkohësisht vëllai i pronarit të kompanisë së bananeve “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, është arrestuar dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani. Ata shkuan në Portin e Durrësit për të tërhequr ngarkesën me banane që kishin porositur në Ekuador.
Më datë 13 korrik 2021 në konteinerët e kësaj kompanie u kapën 11.6 kg kokainë ndërsa më datë 17 korrik në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”. Dyshohet se aty ishte vjedhur një sasi kokaine. Në datë 23 korrik, po në kontenierët e firmës në fjalë, u sekuestrua 6.5 kg kokainë.
Në datë 29 korrik, Policia në vazhdën e operacioneve të mëparshme në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit’’, u sekuestruan 7.25 kg kokainë