Ministri i Mbrojtjes në Kolumbi shprehet se operacioni për kokainën e sekuestruar në Durrës u krye si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në Shqipëri me shërbimet e huaja.Vigellas shtoi se “Klani i Golfit”, prej nga e blenë drogën shqiptarët, ka humbur 200 ton kokainë vitet e fundit. Deklaratave kundërshtuese mes politikës shqiptare se kush e kapi kokainën në Durrës, i jep një përgjigje zyrtare vetë Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, i cili thotë se agjencitë lizgjbatuese në Shqipëri u informuan nga shërbime të huaja. Luis Carlos Vigellas tha mes të tjerave se “Droga, kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”. Ministri kolumbian ka dashur ta japë qartazi mezazhin e luftës ndaj klanit famëkeq mafioz që operon atje, “Klani i Golfit”. Teksa vizitonte bazën e Policisë Kombëtare, Vigellas u shfaq me Ambasadorin amerikan atje, Kevin Withaker dhe deklaroi se në 4 vitet fundit, kësaj organizate kriminale në Kolumbi, i janë sekuestruar jo pak, por 200 ton kokainë. Kjo humbje droge, përfshi edhe 613 kilogramët e kartelit shqiptar që e solli në Durrës, sipas Ministrit, përkthehet në miliarda dollarë, ndërsa megaoperacioni i koduar “Agamemnon”, ende vijon në Kolumbi ku sekuestohen sasi të mëdha kokaine, të destinuara për në Europë.
Kokainë në Durrës, ministri kolumbian përgenjështron Ramën
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...