“Berisha duhet të rikthehet si kryeministër”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, aktivistja Evi Kokalari.
Sipas Kokalarit, Berisha mund të sjellë Shqipërinë në terezi.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Berisha deklaroi se do rikthehet si kryeministër? Ju e doni këtë rikthim?
Kokalari: Padiskutim që po. Këta janë burrat. Duhet Berisha që ta sjellë Shqipërinë në terezi, se PD-në, po e po.
Rakipi: Ju thoni që duhet të rikthehet?
Kokalari: Po, por jo nga mosha.
Rakipi: Shkullak, mendoni se duhet të rikthehet?
Shkullaku: Atë se vendos unë, e vendosin njerëzit me votë, por Berisha ka ndërmarrë një aksion që po rikthen fuqinë e politikës. Berisha po rikthen fuqinë politike të përfaqësimit gjë që se ka bërë as Basha, as Rama.