Kokalari ironizon Bashën duke e krahasuar me mentalitet provincial: Më duket Luli i vetëm, mbi çati…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari ka ironizuar Bashën përmes një statusi në ‘Facebook’ duke e krahasur me “grekë në fshatra” me mentalitet provincial. “Mos vallë e ka dhe ky nga mentaliteti provincial?” shprehet ajo

STATUSI

Grekët e Amerikës shpesh tallen me Grekët e Greqisë, për provincializmin dhe mentalitetin e tyre, që shpesh nuk kuptohet nga dikush i lindur në Shtetet e Bashkuara.

Një nga historitë që më ka argëtuar në këtë kuadër, është ajo e një Greku në një fshat të Kretës, që kishte ndërtuar një shtëpi pa leje, dhe kur bashkia shkoi t’ia shëmbte, Greku hypi mbi çati, dhe i kërcëntonte me pushkë në dorë që të mos i afroheshin.

Kështu më duket dhe Lulzim Basha këto ditë, i vetëm, mbi çati, që kërcënon se Partinë nuk lëshon!!

A thua ta ketë dhe ky nga mentaliteti provincial?

Zjarr Tv Ad