Kokalari nuk përmbahet, sulmon Berishën dhe akuzon Çim Pekën

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për gati një vit rresht, ka qenë kolona e Foltoreve të Sali Berishës dhe gjithmonë në krah të tij. Në mënyrë intensive nga SHBA e nga këtu në Shqipëri, ajo i ka shërbyer me zell dhe pasion “të tërbuar” kauzës së Berishës edhe nëpër mediet shqiptare, por veçanërisht te Syri.tv ku ka qenë si në shtëpinë e saj. Por papritur diçka është thyer dhe gjërat duket se po kthehen me shpejtësi, në kahun e kundërt.

Nuk dihet ende ekzaktësisht se “çfarë e ka gjetur” aktivisten politike të njohur Evi Kokalari, por ajo kohët e fundit ka ashpërsuar sulmet dhe denoncimet kundër “Rithemelimit” dhe kokave të kësaj lëvizje, madje duke kritikuar edhe Sali Berishën. Kokalari së fundmi ka sulmuar fortë drejtuesin e medies “Syri” Çim Peka dhe madje, edhe vetë Sali Berishën.

Duke ju drejtuar ishmikut të saj Peka, ajo shfaqet e pakënaqur që media “Syri” nuk i ka botuar shënimin për debatin në fjalë brenda Rithemelimit, ku mes të tjerave kritikonte edhe Sali Berishën. Por nga kritika Kokalari ka shkuar edhe më tej, duke e akuzuar “Syrin” dhe Pekën si të “shitur”, siç janë-sipas saj- të gjitha mediet në Shqipëri.

Postimi nga Evi Kokalari:

Sa hipokrit që je o burre Cim Peka live. Po pse, ti pa pronar je? Si ka mundësi që një kritikë me vënd që i bëra Sali Berishes e botuan të gjitha mediat përveç Syrit?

Ti je super i varur! Syri nuk është media opozitare dhe as e pavarur, pavarësisht që ty të duket vetja si Steve Bannon. (Akoma se kam përtypur këtë)

Media të pavarur në Shqipëri NUK KA. Të gjithë të blerë jeni.

Ka media të Ramës, Lulit dhe të Berishës!!

Zbrit në tokë.

Me poshte postimi nga Kokalari:

https://fb.watch/fTTrO-8sWW/

Zjarr Tv Ad