Kokëdhima: Qeveria është peng i grupimeve oligarke

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima ka reaguar pas urdhërit të qeverisë për vendosjen e ushtrisë në aeroportin e Rinasit.

“Me “çlirimin” e aeroportit të vetëm të vendit nga koncesionari, duke u detyruar që të fusë në veprim ushtrinë, policinë dhe duke vendosur “De Facto” Gjendjen e Jashtëzakonshme, u vërtetua se kjo qeveri, që në krijimin e saj, është peng i grupimeve oligarke të veshura me pushtetin e “koncesionarit”, “PPP-ve”, “investitorit strategjik”, etj”, shkruan Kokdhima në reagimin e tij .

Ja reagimi i plotë kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’ për vendosjen e ushtrisë në aeroportin e Rinasit

Ushtri për gjithë koncesionet dhe PPP-të e Ramës?!

Kjo historia qesharake e masave të jashtëzakonshme që mori qeveria e Edi Ramës pas ngjarjes së rëndë në aeroportin e Rinasit, përveç shumë të tjerave, na tregoi edhe një herë nën dritë të diellit se territori i Republikës, pasuritë dhe objektet strategjike të vendit nuk janë më aspak të sigurta dhe as nën kontrollin e institucioneve, që votohen dhe paguhen nga populli shqiptar.

Me “çlirimin” e aeroportit të vetëm të vendit nga koncesionari, duke u detyruar që të fusë në veprim ushtrinë, policinë dhe duke vendosur “De Facto” Gjendjen e Jashtëzakonshme, u vërtetua se kjo qeveri, ashtu siç ka denoncuar “ZGJIDHJA” që në krijimin e saj, është peng i grupimeve oligarke të veshura me pushtetin e “koncesionarit”, “PPP-ve”, “investitorit strategjik”, etj.

U vërtetua se shteti shqiptar në të gjithë segmentet e veta është nën urdhrat e këtyre bizneseve. E gjithë kjo situatë, ngre disa pyetje.
Përse institucionet shqiptare, nuk kanë fuqi përballë këtyre “bizneseve”?

Kush i kontrollon dhe si është situata me këta koncesionarë e PPP, në fusha të tjera? Përse nuk ka asnjë transparencë?
Sa të sigurtë janë Porti i Durrësit dhe depozitat e hidrokarbureve aty, në Porto Romano dhe në Ballsh?

Kush e kontrollon koncesionin e Checkup-it; sa reale janë analizat e tij; sa njerëz janë shpëtuar, apo sa të tjerë janë marrë në qafë?
Kush i kontrollon koncesionet e inceneratorëve dhe landfillëve; me çfarë teknologjie janë bërë e do të bëhen; a janë brenda parametrave të BE-së me teknologjinë e duhur që minimizon rrezikun, për shëndetin e banorëve?

A mbikëqyren dhe si koncesionet dhe PPP-të e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve nacionale; me çfarë cilësie po ndërtohen dhe sa të sigurta do të jenë për jetën e qytetarëve?
Fakti është se asnjë prej këtyre kompanive, nuk lejon dhe nuk i llogarit institucionet përgjegjëse të shtetit, të cilat, me ligj, përgjigjen për sigurinë dhe cilësinë e punëve që kryejnë, duke thithur shumicën e taksave të shqiptarëve. Kjo ndodh sepse të gjithë janë të lidhur direkt me kryeministrin dhe janë pjesë e tepsisë së tij. Mbajnë dhe kanë kapur njëri-tjetrin.

Partia “Zgjidhja” prej kohësh ka ngritur alarmin se në Shqipëri ka rënë Shteti Ligjor dhe është instaluar një trust kleptokratik që grabit pasuritë e vendit pa mëshirë. Vetëm kur ndodhin ngjarje të bujshme me jehonë ndërkombëtare si grabitja e fundit në pistën e Rinasit kuptohet se situata është tejet e rëndë dhe jashtë kontrollit. Se ngrehina e shteti ligjor është aq shumë inekzistente, sa fjala e fundit i ngelet vetëm Forcave të Armatosura, të cilat kanë tjetër mision. Kjo është një siguri i rreme. Siguria e vërtetë e një populli buron nga liria dhe rendi i ligjit. Si mund të prodhojë siguri një qeveri që ka shkatërruar liritë dhe rendin e ligjit në vend? E pamundur!

 

Zjarr Tv Ad