Kolegji Apelimit gjen “shkelje profesionale” te Bujar Memia dhe lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit të Krujës

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka gjetur të pabazuara shkaqet e ngritura në ankimin e ish-prokurorit të Krujës, Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për shkarkimin e tij.

Memia pretendoi në Kolegj se nuk i ishte ofruar proces i rregullt ligjor dhe i kundërshtoi konstatimet për shkeljet në ushtrimin e detyrës.

Bujar Memia u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 31 mars 2021 me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të qëndrimit të tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimin nga burgu të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa.

Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor 2020. Për të njëjtat çështje, KPA la në fuqi edhe shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila u dënua dhe me 2 vjet burg në një proces penal për akuza të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Zjarr Tv Ad