Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin Arben Dollapaj, KLP mbetet me 9 anëtarë

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Arben Dollapaj, i cili mbante dhe detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KPA argumenton se “Në lidhje me shkaqet e ankimit mbi pasurinë shtëpi banimi në fshatin Valbonë/Tropojë sipas kontratës akt/marrëveshje për bashkëinvestim (për rikonstruksion) dhe bashkëpronësi, Kolegji vlerëson se subjekti i rivlerësimit, nuk ka deklaruar në deklaratën vetting, në mënyrë të plotë dhe të saktë vlerën e investimit të sipërfaqes ndërtimore, dhe destinacionin, duke u ndodhur në kushtet e deklarimit të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë”.

Gjithashtu, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shprehet se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar në mënyrë të saktë një pasuri shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2. “Në lidhje me pasurinë shtëpi banimi me sip. ndërtimi 113 m2, Kolegji vlerëson se subjekti i rivlerësimit, nuk ka deklaruar në deklaratën vetting, në mënyrë të saktë, të plotë dhe të mjaftueshme, shtesën në katin e tretë në këtë shtëpi, dhe nuk ka justifikuar me burime të ligjshme krijimin e kësaj pasurie”, shkruan në deklaratën e tij Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Për këtë arsye, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi: “Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet me 9 anëtarë, pasi Arben Dollapaj ishte pjesë e KLP. Vetëm pak ditë më parë, KPA shkarkoi nga detyra edhe një tjetër ish-prokuror anëtar të KLP, Besnik Canin, duke bërë që tashmë ky institucion të ketë dy vakanca për anëtarët që vijnë nga radhët e prokurorëve.

Zjarr Tv Ad