Kolegji i Apelimit vendos për Simon Pashukun, prokurori i Lezhës përgjithmonë jashtë sistemit të drejtësisë

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku duke e larguar përfundimisht këtë subjekt rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë.

Prokurori Pashuku u shkarkua nga detyra më 22 nëntor të vitit 2019, pasi dështoi të provonte me dokumente burimin e pasurive, ku përfshiheshin edhe dhurime nga të afërmit dhe të ardhura nga qiraja.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e prokurorit Pashuku dhe në mënyrë unanime vendosi të premten më 29 prill ta lërë në fuqi.

Vendimi i KPK për shkarkimin e prokurorit Simon Pashuku u bazua në dy pasuri të pajustifikuara. Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti të provonte me dokumente burimin e ligjshëm të një shtëpie të blerë në Shkodër për 60 mijë euro, konkretisht shumën prej rreth 40 mijë eurosh të pretenduar si dhurim nga të afërmit dhe po ashtu edhe burimin e ligjshëm të 40 mijë eurove nga qiraja e një objekti, për të cilat nuk ishin paguar tatimet.

Simon Pashuku e ka filluar karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe përgjatë 5 viteve e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kukësit. Në vitin 2017, Pashuku u emërua në Prokurorinë e Lezhës ku e ushtroi detyrën deri në momentin e shkarkimit. /Birn

Zjarr Tv Ad