Kolegji i Kryetarëve i drejtohet Bashës/ Hajde sqaroje bazën, Basha: Nuk dal!

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse Lulzim Basha, kishte urdhëruar që të fikeshin të gjithë telefonat në takimin që pati sot me të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në vend, nga burime brenda mbledhje mësohet se aty ka pasur debate të ashpra.

Pjesëmarrës brenda takimit kanë konfirmuar për Syri.net, se kanë qenë të shumtë ata kryetarë degësh të cilët pasi nuk kanë marrë një përgjigje të qartë nga Basha, se përse morri masën ekstreme dhe individuale të përjashtimit të liderit historik të PD-së Sali Berisha dhe i kanë kërkuar atij që të zbresë në bazë dhe të sqarojë demokratët, pasi revolta, zemërimi dhe paqartësia është e madhe.

Por Basha mësohet se ka vazhduar në rrugën e tij të shmangies së kolegjialitetit duke refuzuar edhe këtë kërkesë elementare që kërkon thjesht arsyetimin e vendimit të tij personal në bazën e partisë.

Refuzimi i vendosur i Bashës tregon se shpresat për një transparencë për këtë çështje kaq të nxehtë brenda partisë janë gati zero dhe rruga që ka vendosur të ndjekë, është fshehja dhe shpresa se me kalimin e kohës akti që kreu do të harrohet. Gjë që e deklaroi edhe dje kur tha përpara gazetarëve pas seancës së pasdites në parlament, se “koha është ilaç”.

Nga ana tjetër, Sali Berisha është shfaqur mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” më i vendosur se më pare, për të rivendosur Partinë Demokratike në shinat e ligjshmërisë, demokracisë së brendshme dhe rregulla statutuore.

Madje ai nuk e përjashtojë, atë që refuzon dhe ka frikë ta bëjë Basha në bazë, ta bëjë vetë ai duke nisur një turne në çdo cep të vendit ku janë të organizuar demokratët.

Zjarr Tv Ad