“Kolegu ynë Lulzim”, Belind Këlliçi thirrje Bashës: Mjaft me këto lojëra e marifete! I vetmi moment që bashkove demokratët ishte për dorëheqjen tënde

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të mos vazhdojë më duke thënë gënjeshtra se Grupi Parlamentar i PD-së ka rënë dakord që Berisha të largohet nga partia.

Sipas Këlliçit, i vetmi moment kur Basha bashkoi demokratët ishte për dorëheqjen e tij, teksa thotë se kryedemokrati sot nuk është aspak pjesë e zgjidhjes.

Postimi i plotë:

Kolegu ynë Lulzim!

Ke dy ditë që dredhon live para kamerave. Selia e PD ndodhet në qendër të Tiranës, prandaj mos i bjer nga Kina!

I vetmi moment që bashkove demokratët ishte për dorëheqjen tënde, e cila është fakt i kryer pasi Kuvendi Kombëtar të ka shkarkuar nga funksioni më 11 dhjetor. Nuk priti humbjen e gjashtë.

Ti sot nuk je aspak pjesë e zgjidhjes.

Ke mbushur dynjanë sikur grupi ynë parlamentar është dakordësuar që Berisha të largohet. Sikur zëdhënës i grupit të ishe, me këtë gënjeshtër që ke thënë, do ishe shkarkuar njëzëri.

Mjaft me këto lojëra e marifete! Ka një kohë maturimi për të gjitha. Edhe për burrninë.

Zjarr Tv Ad