Koleksionisti i tregon Berishës: Rama ka qenë i burgosur në Francë, ky është numri i tij si i dënuar

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në foltoren e Sali Berishës në Korçë, ishte i pranishëm edhe koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo.

Në fjalën e tij, ai tha një deklaratë të fortë, në lidhje me kryeministrin Edi Rama, ku thekson se kreu i qeverisë ka qenë i dënuar me burg në Francë për vjedhje. Sipas tij, Rama është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Foltorja e Korçës, u ndez nga fjala që mbajti koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se i ka vjedhur ikonat dhe se është i dënuar me burg në Francë.

“Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje  ikonash. Ka bërë burg 1 vit e gjysmë. Është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Numrin e burgut e kam denoncuar publikisht. E kam thënë në dy intervista denoncuese. Numri është AL1961138/A nga marsi 1993-1994.

Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një të sëmurë mendor, një njeri pervers, një hajdut. Një nudist. Nuk na përfaqëson ai. Ne jemi popull me vlera dhe qytetari ndër më të vjetrat në Europë.

Merrini gjurmët e gishtërinjve të Ramës dhe dërgojeni të ministria e Drejtësisë franceze dhe nuk del vetëm në Francë. Ai ka qenë i dënuar edhe në Gjermani. Ashtu siç e denoncoi edhe këshilltari i CDU, Martin Heinze. Hapini kartat Edvin Kristaq Ramës!

Shpesh herë ky njeri i sëmurë psikik, dhe i dënuar, del përpara popullit e thotë se sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur. Po zoti hajdut-kryeministër, sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur, por kryekalbësira jeni ju që keni zaptuar një popull të tërë“, u shpreh Thimo.

Zjarr Tv Ad