Komandanti i NATO-s viziton Shqipërin në bazën e Kuçovës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters, do të vizitojë të enjten vendin tonë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s për bazën ajrore të Kuçovës. Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka. Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.

 

Zjarr Tv Ad