Kombëtarja del huq, Edi Reja shtyn debutimin

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kushtet atmosferike të papërshtatshme kanë detyruar zyrtarët e FSHF-së që të anulojë takimin miqësor mes kombëtares A dhe kombëtares së 21 vjeçarëve. Vendimi u mor pasi gjatë kohës që ishte parashikuar për tu zhvilluar ky takim, në stadiumin “Elbasan Arena” nisi një breshër i madh, duke bërë që kjo ndeshje të shtyhet.

Ky duel do të ishte i pari për teknikun italian, Edi Reja në krye të kombëtares kuqezi, por kushtet atmosferike janë vënë kundër tij. Si kombëtarja A ashtu edhe ajo e 21 vjeçarëve pritej që ta zhvillonin këtë takim për të parë gjendjen e futbollistëve që kanë në organikë për takimet eliminatore të Europianit, përkatësisht ndaj Islandës dhe Turqisë.

Zjarr Tv Ad