Kombëtarja shqiptare bën hapin e radhës pas shkarkimit të Panuccit

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur drejt Spanjës për tu ndeshur me Andorën, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro2020.
Pavarësisht shkarkimit të Christian Panuccit nga stoli, kuqezinjtë kanë vepruar sipas programit të bërë publik nga Zyra për Shtyp e FSHF-së, teksa janë nisur nga Rinasi në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm.
Një gjë e tillë pohohet nga faqja zyrtare e FSHF-së, e cila përmes një “Instastory” ka treguar se kombëtarja është gati për në Andora. Bashkë me kapitenin e skuadrës, Elseid Hysaj në foton e publikuar nga FSHF ndodhen sulmuesit Bekim Balaj dhe Armando Sadiku, si dhe Eros Grezda, Ivan Balliu dhe Amir Abrashi.
Kujtojmë që takimi me Andorën vjen pas asaj disfate shokuese ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”, me humbjen 2-0 që i kushtoi stolin teknikut Christian Panucci. Takimi mes kuqezinjve dhe vendasve të Andorës do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:45.

Zjarr Tv Ad