Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes nisi grumbullimin në Tiranë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes nisi grumbullimin në Tiranë për llogari të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Gjeorgji nga data 6 deri më 13 prill.  Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka krijuar disa teste anti-doping para, në mënyrë që të jenë të pastër për kompeticionin e rëndësishëm Europian. Gjatë gjithë këtyre kohëve, FSHP ka kryer kontrolle të befasishme te sportistët shqiptarë, me qëllim që ata të shmangin probleme të pakëndshme. Ndryshe nga herët e tjera, kombëtarja shqiptare e Peshëngritjes do të përbëhet nga 5 sportistë të cilët janë të gjithë meshkuj.  Në Europianin e Gjeorgjisë priten rezultate fantastike nga tre sportistët tanë, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja. Nga ana tjetër edhe peshëngritësi vlonjat Krenar Shoraj është një peshëngritës që po kalon një formë të mirë.

Zjarr Tv Ad