Kombëtarja U-15/ Kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqiptare e 15 vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, ka fituar 1-0 ndaj NK Interblock, në ndeshjen e parë në kuadër të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar që zhvillohet në Kroaci.

Në pjesën e parë, kuqezinjtë e vegjël kanë luajtur shumë mirë përballë NK Interblock, e kanë dominuar ndeshjen kanë goditur traversën por pa mundur të gjejnë golin. Në fraksionin e dytë ka qenë Xhixha në minutën e 48-të, i cili ka shënuar dhe me këtë rezultat mbyllet përballja e parë.

Kombëtarja U-15 do të zhvillojë ndeshjen e rradhës sot në orën 16:30 përballë Slaven Belupo.

Shqipëria U-15 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Pojani, Muca, Hasanago, Gjergji, Musta, Hysa, Fikaj, Syla, Dama, Kaba, Xhixha.

 

Zjarr Tv Ad