Komedia “Prefekti”, Sali Berisha nga Tropoja: Vepër e vënë në skenë me urdhër të Ramës

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bajram Curri, pak para mbylljes së takimit me demokratët, ish-Kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te tema shumë e diskutuar së fundmi në vendin tonë, ajo e luajtjes së Komedisë Prefekti që ka shkaktuar shumë zhurmë në opinionin publik.

Berisha deklaroi nga Tropoja se kjo vepër është luajtuar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama dhe nuk është gjë tjetër vecse vepër terroriste në rrafshin psikologjik.

“Pardje deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Xhelat si Enver Hoxhën shqiptarët nuk kanë pasur në tërë historinë e tyre. Dje vihet në teatër me porosi të Ramës komedia Prefekti. Ajo komedi ccdo emër dhe cdo personazh e ka njeri real. Nëse lexoni ne kryevepër të Fatbardha Saraccit, një apoteozë e vërtetë për qëndresën e gruas shqiptare. Tregimi i saj për bashkëvuajtëset në kampe. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit fëmijë, i cili ccdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste prefekti dhe emrin e tij. Sesi ai strukej. Tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të komedisë që është një vepër terroriste në rrafshin psikologjik. Kjo kërkon ridemensionim. Nuk e bënë gjermanët për hitlerin një gjë të tillë. Por këtë e bënë Edi Rama, që ndihet zot derisa ne t’i tregojmë vendin”, u shpreh Berisha

Zjarr Tv Ad