E ngjitur mbi një shkëmb, me këpucë tenisi dhe një fustan madhështor tyl ngjyrë rozë, Julia Roberts buzëqesh, ajo që në një farë mënyrë e bëri të famshme, konsideruar buzëqeshja më trullosëse e Hollivudit. Kushtuar guximit, ky imazh është zgjedhur për kopertinën e Harper’s Bazar për numrin e muajit Nëntor.
Megjithatë, Julia Robert rrëfen se është lënduar nga komentet negative në rrjetet sociale, referuar një fotoje ku ajo është pa truk, duke luajtur me letra me mbesën e saj Ema Roberts.
Në intervistën e dhënë për revistën ajo thotë se pavarësisht moshës 50-vjeçare dhe ndërgjegjshmërisë për atë që është, ligësia e njerëzve i ka bërë keq.
Disa nga komentet ishin se ajo po plaket keq dhe se pa truk duket si një burrë.
Aktorja gjithashtu ka folur edhe për guximin dhe kapacitetin për t’i përballuar vështirësitë në jetë, për familjen dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj me të cilin u martua në 2013.