Në postimin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit për statusin ku këroi ndjesë për deklaratën e tij ku u kërkonte policëve të mblidhnin vota.
Një komentues i thotë Ramës se duhet të kërkojë ndjesë edhe për varfërinë, papunësinë, korrupsionin, kanabisin etj.
Pjesë nga komentet e qytetarëve me Ramën në Facebook:
Komentuesi 1 : tani ce po merr edhe fotbollistat ca i ke police gjithsesi ky eshte deshtimi i rradhes ska ne histori ti beje thirrje nje kryeminister policis te dali per fushate por kete vetem ti e ben ne fakt as ramiz alia se beri kte gje. gjithsesi do shohim edhe 9 dit ???
Rama: Ndue, une nuk marr fotbollistat, po fotbollistat flasin cfare kane ne zemer e para, dhe e dyta une nuk i bera thirrje policise te dale ne fushate o Ndue, por sidoqofte kerkova ndjese, kurse ti qe me permend mua Ramiz Aline bashke me Lulezimin tend e me te tjeret, jeni ndjere me mire ne Shqiperine ku vriteshin e sakatoheshin protestues dhe jo ndjese qe s’behej llaf, po jepeshin rroga shtese per qitje me plumb mbi miletin?TURP PER TY!
Komentuesi 2: Bravo! Politikan i koheve moderne! Tani mos e ndalo ndjesen, per varferimin , papunsine, korrupsionin, kanabisin, vazhdo me ndjesat.
Rama: Ah, jo sepse keto nuk i solla une po i gjeta dhe i luftova sa munda, prandaj sot ka me pak varferi, me pak papunesi, me pak korrupsion se 44 muaj me pare edhe pse ka ende shume per te bere, keshtu qe ti voto nr.✌️ qe te vazhdojme luften se ndryshe e sheh vete c’dmth kthim mbrapa?
Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S'ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi🙏
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 17. Juni 2017