Komisar Artan Cuku shpallet “Dëshmor i atdheut”

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisar Artan Cuku, i vrarë në vitin 2017, u shpall “Dëshmor i atdheut”. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij tha se Cuku u vra nga një atentat i pabesë.

Lleshaj u shpreh se numri i madh i të vrarëve nga radhët e Policisë së Shtetit duhet të jetë një thirrje për reflektim për gjithë shoqërinë dhe klasën politike.

“Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017. Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.

Zjarr Tv Ad