Komisionerët, anëtarët dhe vëzhguesit e partive mbushin me plehra VNV në Shkodër, shishe ujë e kafe të hedhura përtokë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme në disa shkolla dhe ndërtesa ku bëhen shërbime publike janë zhvilluar votimet, ndërsa sot vijon numërimi.

Disa foto nga foto shkolla e mesme “Shejnaze Juka”, tregojnë ambientet e KZAZ që janë të mbushura plot me plehra.

Duhet se komisionerët, anëtarët apo edhe vëzhguesit e partive politike kanë qenë në stress për procesin e numërimit dhe gjërat që konsumonin nuk i hidhnin dot në koshin e plehrave, por i hidhnin në tokë.

Poshtë shihen shishe uji, Redbull apo edhe kafe të hedhur na dysheme dhe për ironi në atë sallë është një shënim me shkronja të mëdha ku është e shkruar “Ndalohet hedhja e mbeturinave në ambientet brenda KZAZ/ VNV”.

Zjarr Tv Ad