Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Shqipërinë, pas përfundimit të vizitës në Mal të Zi
Varhelyi, së bashku me kryeministrin Edi Rama do të vizitojnë bypass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja. Pas një vizite të shkurtër përgjatë bypass-it, Komisioneri dhe kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Bëhet me dije se vizita do të fillojë në orën 19:00 në kilometrin 13.
Kujtpjmë që Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.