Komisioneri Publik ankimoi vendimin, Zaganjori: Paraqita 10 dokumenta shtesë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Ky i fundit pas seancës tha se i ka paraqitur trupës gjykuese 10 dokumenta shtesë dhe KPA pritet të vendosë nëse do ti marrë në shqyrtim apo jo.

Zaganjori tha pas seancës se: Si në seancën e datës 25, edhe sot rreth të njëjtave argumente sillen pyetjet dhe përgjigjet. U përpoqa të jap më të mirën. Sot paraqita 10 dokumenta të reja krahas atyre 23 që paraqita herën e fundit. Trupa gjykuese u tërhoq për të vlerësuar  marrjen ose jo përsipër për të shqyrtuar dokumentat që dorëzova.

Kjo është seanca e dytë ndaj Zaganjorit, pasi KPA në përfundim të seancës caktoi edhe një seancë tjetër pasi u paraqitën prova të reja me të cilat nuk ishte njohur dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e tyre.

Në korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë, Xhezair Zaganjorin.

Ne seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij.

Sipas KPK-së, në deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.

 

Zjarr Tv Ad