Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Alma Brati doli sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi komisioneri publik kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.
Ajo u konfirmua në detyrë nga KPK, ndërsa ky vendim u ankimua në apel.
Komisioneri Publik u shpreh se vendimi ishte i padrejtë, pasi Brati kishte mungesë dokumentacioni dhe të ardhura të pamjaftueshme për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Kjo gjë u hodh poshtë nga gjyqtarja, e cila këmbënguli se të ardhurat ishin të ligjshme.
Brati deklaroi se i ka marrë tezes një hua 25 mijë euro, ndërsa një shumë 18 milionë lekësh i është dhënë dhuratë nga nëna e saj.
Ndërkohë, ajo kërkoi që të lihet nq fuqi vendimi i shkallës së parë, ai i konfirmimit në dëtyrë.
Para komisionit të vetingut doli edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kalaja, ku KPK bëri me dije se deklarimi i tij është i saktë dhe në përputhje me ligjin.