Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Kavajës

0
9

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Artan Madani, magjistrat/prokuror, Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Artan Madani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë” thuhet në njoftimin e Komisionerit publik.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 173, datë 1.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Madani.

Në korrik 2017 Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaroi se Madani nuk kishte burime të ligjshme për pasurinë.