Komisioneri Varhelyi reagon pas heqjes së vetos bullgare: Presim BE-në për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, reagon pas vendimit që është marrë sot në Parlamentin e Bullgarisë, për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila i hap rrjedhimisht rrugën për në BE dhe Shqipërisë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara”, shkruan Varhelyi.

Parlamenti bullgar votoi sot “PRO” me një shumicë dërrmuese në një votim që u zhvillua pak pas mesditës të së premtes (24 qershor). 170 votuan pro, 37 kundër dhe 21 abstenuan për heqjen e vetos ndaj Shkupit zyrtar.

Tashmë vendimin e ka në dorë kryeministri Kiril Petkov, i cili më parë është shprehur pro nisjes së bisedimeve mes dy vendeve, por më parë duhet të vendosnin deputetët për veton. Ai ka marrë pjesë dje në Samitin e Brukselit, ku ka patur një takim te tensionuar me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Zjarr Tv Ad