Komisionerja ndërhyri në fushatë/ Lulzim Basha: Është i habitshëm nervozizmi i Ramës…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi komisoneren europiane Mariya Gabriel, se po ndërhynte në fushtatën elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Me anë të një statusi në Tëitter, Basha shkruan s’e është i habitshëm nervozizmi i Rames, teksa thekson se vetë ai, PD dhe shqiptarët janë të vendosur për të çuar vendin drejt BE-së.

“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.  Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë dhe do t’i japin vendit tonë”, shkruan Basha.

Më herët Rama komentoi bisedën për arsimin të zhvilluar mes kreut të opozitës, Lulzim Basha me komisioneren Mariya Gabriel duke thënë: “Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre”!

 

 

Zjarr Tv Ad