Komisioni Europian pranon me keqardhje votimin e ndryshimeve kushtetuese

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Europian shpreh keqardhjen që  nuk ishte përcaktuar më shumë kohë në fazën përgaditore  për kalimin e ndryshimeve kushtetuese me kompromis të të gjitha palëve. Ana Pisonerozëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim, në një postim në tëitter shkuan se “ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është caktuar më shumë kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik”. Ajo thotë se ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli për caktimin e datës për hapjen e negociatave të pranimit në Mars. Për KE, tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen. Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet Kushtetuese me 106 vota pro dhe 10 kundër. Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim, tre për arsye shëndetësore. Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë,

Zjarr Tv Ad