Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit/ Pjesa më e madhe e kohës kalon duke u “zënë” për rregulloren

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është mbledhur komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, për të hetuar atë që shpesh konsiderohet nga partia Demokratike si një “masakër zgjedhore”. Që në nisjen e mbledhjes së komisionit, menjëherë pas mbajtjes së fjalës së parë nga kryetari Enkelejd Alibeaj, kanë nisur debatet lidhur me miratimin e rregullores me anë të së cilës pritet të operojnë anëtarët. Deputetët e PD akuzojnë se deputetët e PS nuk po pranojnë të votojnë rregulloren e propozuar nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj sepse donin të eklipsonin “masakrën zgjedhore” sipas tyre duke manipuluar dëshmitarët dhe provat e paraqitura për t’u hetuar.

Alibeaj: Sot shterojmë pikat e rendit të ditës së parë, rregullorja, sekretari e rendi i ditës së mbledhjes së ardhëshme. Ne ndërpremë punimet e të hënës me kërkesën tuaj. Në bashkëpunim vendosëm 2 përfaqësues për te vendosur me dakordësi rregulloren. Unë kam komunikuar me ju z Gogu për mbledhjen e dates 20 Uroj që bojkoti të mos ndodh më. Ka patur bisedime mes palëve Salianjit e Nacos për rregulloren.

Nasip Naco për rregulloren: Po ti referohemi rregullores, ora e vendi mbledhjes caktohet me dakordësi. Për rregulloren, kemi bërë komentet përkatëse. Të eliminojmë pjesën e parë e votojmë në parim dhe vijojmë punën. Salianji: Sic u dakordësuam ne duhet të dakordësohenim me ndryshimet e propozuara në rregulloren e komisionit hetimor. Ka patur disa propozime, disa bijen ndesh edhe me ligjet.

Neni 14 kërkohet që të kufizojnë të drejtat që na jep ligji. Pra ps kërkon që ti nënshtrohemi vullneti i mazhoramcës. Kjo pikë është një kërkesë e pa paranueshme. Ashtu si është i paqartë dhe jo i pranueshëm për kërkesën për të kufizuar aksesin në të dhëna zyrtare. Kjo pikë kufizon të drejtën e cdo deputeti për të kërkuar të dhënat që u nevojitën anëtarëve rë komisionot për tu informuar n funksion të objektit të hetimit. kjo është një e drejtë që na e njeh ligji e nuk mund të na mohohet përmes rregullores. Qëllimi i mazhorancës të eklipsoj masakrën zgjedhore. të zvarris hetimin e të mos zbardh rë vërtetë. Nuk kemi dakordësi për rregulloren. Ne propozojmë që të votojmë rregulloren sipas kërkesave të bëra nga kryetari i komisionit.

Gogu: Në cilesinë e zv/kryetarit, sipas rregullores ne e drejtojmë sëbashku, ju po uzurponi komisionin në mënyrë të njëanëshme. Humbëm 30 minuta për të hedhur në votim rregulloren. ju duket se doni të mbani diskutime rë gjata. po pengoni hetimet, ne duam të vijojmë hetimin. Ju vazhdoni që të shpërndani kohën në favorin e tuaj.

Zjarr Tv Ad